Berisha kopjon programin fiskal të premtuar nga ish- kryeministri MeksiNga TemaQeveria shqiptare ka rritur në mënyrë të ndjeshme taksat për lojërat e fatit dhe akcizat. Kryeministri Berisha në përpjekje, siç tha ai, për të mbajtur premtimet e bëra në
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha kopjon programin fiskal të premtuar nga ish- kryeministri MeksiNga TemaQeveria shqiptare ka rritur në mënyrë të ndjeshme taksat për lojërat e fatit dhe akcizat. Kryeministri Berisha në përpjekje, siç tha ai, për të mbajtur premtimet e bëra në fushatën e fundit zgjedhore, miratoi dy ditë më parë në qeveri disa vendime ku spikasnin ulja e moshës së pensionit për minatorët dhe rritja e taksave të lojërave të fatit, përpos disa vendimeve të tjera të zakonshme. Në të vërtetë, rritja e taksës së lojërave të fatit nuk ka qenë një premtim i fushatës së zgjedhjeve të kryeministrit Berisha, siç nuk ka qenë një premtim në fushatë edhe rritja e ndjeshme e akcizave. Kryeministri duket se ka huazuar programin fiskal të paraqitur në fushatë nga ish-kryeministri Aleksandër Meksi, i cili e kishte rritjen e taksave të lojërave të fatit një prej pikave të rëndësishme të programit. Është e qartë se kryeministri mund të jetë ndikuar nga programi i zotit Meksi për rritjen e taksave të lojërave të fatit, për shkak se gjendja e të ardhurave në buxhetin e shtetit nuk është e mirë. Deri më tani ka patur një rritje të deficitit buxhetor në mënyrë të ndjeshme për shkak të realizimit jo në nivelet e parashikuara të të ardhurave, por më së tepërmi për shkak të shpenzimeve shumë të mëdha të qeverisë në fushatë.