Berisha kritika vendorëve për vjeljen e taksave
27/03/2012 Zhvillohet konferenca kombëtare për efikasitetin e qeverisjes
Kryeministri Berisha ripërsëriti qëndrimin e tij kritik ndaj krerëve vendorë që nuk vjelin taksat nga biznesi i vogël. Ai garantoi vullnetin e qeverisë për autonominë e pushtetit lokal, por shtoi se niveli i vjeljes së taksave mbi tokën është në kufijtë e së papranueshmes. “Duhet të kemi vetëdije ne si qeveritarë se pa një disiplinë të fortë fiskale komunat, bashkitë dhe vendi në tërësi nuk do të mund të ecë dhe të zhvillohet. Përveç taksës së biznesit të vogël një taksë themelore në çdo demokraci, e cila nuk mund të jetë kund tjetër veçse e administruar nga ju, është taksa e pronës. Mbledhja e kësaj takse, të dashur kryetarë të bashkive dhe të komunave, është absolutisht në limite të papranueshme”, - deklaroi kreu i qeverisë gjatë pjesëmarrjes në konferencën kombëtare me temë “Qeverisje vendore e fortë dhe efektive nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit drejt qeverisjes së mirë”. Vëmendje të veçantë Kryeministri u kushtoi edhe problemeve me plehrat. “Ua them këtë se në ligjet e vendit ndër krimet e rënda janë të përcaktuara krimet ndaj mjedisit. Ju duhet të jeni gardianët kryesorë të mjedisit dhe të territorit. Vitin e kaluar kemi pritur katër milionë turistë dhe vizitorë. Nuk ka fjalë të mirë që ata nuk shkruajnë dhe nuk thonë për mikpritjen, për shërbimin, për ushqimin, por nuk gjejmë një që të mund të thotë se ‘nuk pashë plehra’. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe jona”, - tha Berisha.
Në konferencën kombëtare për qeverisjen vendore ambasadori i BE-së, Etore Sekui, theksoi se reforma në pushtetin vendor është një ndër prioritetet për integrimin e Shqipërisë. “Përgjegjësitë publike duhet të ushtrohen nga autoritetet që janë më afër qytetarit. Rruga drejt Europës duhet të jetë prioritet kombëtar. Politika duhet të bashkojë forcat për këtë. Bëjeni administratën tuaj më evropiane”, - tha ambasadori Sekui. Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, nënvizoi partneritetin publik-privat, duke përmendur projekte të rëndësishme në kryeqytet, si ndërtimi i terminalit të pasagjerëve dhe zgjatimi i bulevardit të Tiranës.