E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: PS “jo” aleancës me Topin dhe Spahiun?!

27/03/2012  Aleancat zgjedhore, vërshojnë mesazhet në rrjetet sociale

Linja e njëjtë, Rama nuk mohon, as nuk pohon bashkëpunimin

Deputeti socialist Pandeli Majko sugjeron bashkëpunimin me partitë e reja, konkretisht me partinë e Topit dhe të Spahiut. Një propozim të tillë Majko e ka bërë publik në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Në këtë mënyrë, konturimi i kampeve politike përkundrejt garës elektorale për zgjedhjet parlamentare pritet të ofrojë jo pak surpriza. Kjo përshtypje të krijohet nga vetë qëndrimet e bëra publike nga përfaqësuesit politikë. Pritet që spektrit politik ti shtohen edhe subjekte të reja, që do të shfaqin synimet e tyre për të qenë pjesë e garës së ardhshme. Por këto zhvillime, me sa duket, do të pasohen dhe me ndryshime në konfigurimin e kampeve politike. Ndërkohë që, pavarësisht deklaratave jozyrtare për një bashkëpunim të mundshëm mes PS-së dhe partisë së Topit dhe të Spahiut, qëndrimet që argumentojnë arsyet se pse nuk duhet të ndodhin të tilla aleanca i përforcojnë dhe më tej këto pritshmëri. “Pse nuk duhet të bashkëpunojmë me partinë e Oketës dhe atëtë Spahiut?! Në pushtet bashkëpunimi është i lidhur edhe me matematikën. Në opozitë vendin e meriton kushdo që shfaq vullnet për të ndryshuar situatën me votën e lirë”, - shkruante Majko.

Reagimi i Ramës

Deklaratave të PD-së për një bashkëpunim me partinë e Topit dhe të Spahiut, kreu i PS-së, Edi Rama, u përgjigjet në “Tuiter”: “Ora e KM-së ka ngecur në të shkuarën. Shpifjet sjanë vizion. Fyerjet sjanë program. Sulmet ndaj opozitës sjanë zgjidhje për problemet e vendit. Shpifja e ditës: Edi Rama u thotë të tijve do të fitojmë nga Kreshniku! E vërteta: PD-ja është ndarë më tresh dhe të tria PD-të bashkë sbëjnë shumicë!”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›