Berisha kujtohet më në fund për Kosovën, dje foli për boronica e shegë
Nga e hëna në mbrëmje Kosova po kalon një nga momentet më të vështira që pas shpalljes së pavarësisë. Dje i gjithë opinioni publik ziente në lidhje me këtë ngjarje. Vetëm kryeministri ynë fliste për shegat e boronicat, që do pengojnë plakjen tek ai. Sot kryeministria ka njoftuar një konferencë për shtyp të Berishës në orën 13:30. Më në fund Berisha është kujtuar për atë që po ndodh në Kosovë dhe që ka trazuar shumëkënd. Dje zëvendësi i tij dhe njëkohësisht ministër i Jashtëm sa lau gojën duke thënë se duhet dialog për të zgjidhur situatën.