Berisha kundër Kushtetueses dhe Këshillit të Evropës për “Dosjet”: Do kërkoj referendumNga Tema Partia Socialiste komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar një tjetër ligj të qeverisë, atë për lustrimin e figurave. PS tha se ë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha kundër Kushtetueses dhe Këshillit të Evropës për “Dosjet”: Do kërkoj referendumNga Tema
Partia Socialiste komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar një tjetër ligj të qeverisë, atë për lustrimin e figurave. PS tha se është e 17-a herë kur Berisha kapet mat duke shkelur Kushtetutën. Para disa kohësh, Komisioni i Venecias rrëzoi ligjin e përgatitur nga mazhoranca. “Sot, në më pak se një javë, Sali Berisha shënoi një tjetër rekord të turpshëm në historinë e demokracisë shqiptare, një rekord të denjë për një vend si Venezuela, por jo për Shqipërinë që kërkon të integrohet në Europë. Sot Gjykata Kushtetuese certifikoi atentatin e 17 të Sali Berishës ndaj Kushtetutës duke hedhur poshtë në unanimitet ligjin për pastërtinë e figurave, një ligj ky i kundërshtuar jo vetëm nga Partia Socialiste, por edhe nga Komiteti i Helsinkit dhe nga Këshilli i Europës.
Dosjet duhet të hapen, por përmes një ligji të ri për të cilin Partia Socialiste është e gatshme të japë kontributin e saj; një ligj i ri, i cili në radhë të parë duhet të respektojë Kushtetutën dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Sepse Sali Berisha duhet ta dijë se hetimi i krimeve të së shkuarës nuk mund të bëhet për të larë mëkatet e së tashmes,” tha deputetja Shegush Ligori.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka reaguar pas kësaj deklarate me anë të deputetes Mesila Doda. Kjo e fundit deklaroi se gjyqtarët iu nënshtruan presionit të Partisë Socialiste dhe personalisht të Edi Ramës. Doda tha se vendimi u mor në konflikt interesi dhe në kundërshtim me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe parimet e Gjykatës së Strasburgut. Grupi parlamentar demokrat ka tre opsione në shqyrtim, miratimin e një ligji të ri, dërgimin e ligjit të rrëzuar në Strasburg, madje Doda tha se deputetë të grupit do të shohin mundësinë për përpilimin e një kërkese për referendum.
Mazhoranca sulmon kështu për herë të dytë Gjykatën Kushtetuese, që kryesohet nga një njeri që ka marrë përkrahjen e mazhorancës, ish-zv/ministër demokrat, që tani akuzohet se ka qenë në konflikt interesi në shqyrtimin e ligjit.
Por, për këtë çështje ka dhënë një gjykim edhe trupa juridike e Këshillit të Europës, Komisioni i Venecias, që e ka quajtur ligjin antikushtetues. Në përgjigjet e ofruara, Komisioni e barazonte ligjin me një formë puçi shteti. Së fundmi Këshilli i Europës ka përgatitur një rezolutë që bën thirrje për zgjidhje të krizës politike në vend, me ndërhyrjen e presidentit. KiE ka kërkuar dhe hetim të zgjedhjeve.