“Vendi po rrëshqet në katastrofën e pakthyeshme të borxheve”Nga Ermelinda MeksiDo ta filloj këtë konferencë shtypi me një thënie të Max Weberit që thotë: “hapni gazetat e një vendi, nëse në to flitet vetëm për politikë dijeni se ekonomia atje ecën ke
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
“Vendi po rrëshqet në katastrofën e pakthyeshme të borxheve”Nga Ermelinda MeksiDo ta filloj këtë konferencë shtypi me një thënie të Max Weberit që thotë: “hapni gazetat e një vendi, nëse në to flitet vetëm për politikë dijeni se ekonomia atje ecën keq”.
PS mendon se krahas vëmendjes për zgjidhjen e krizës politike, nuk duhet shmangur vëmendja nga ekonomia e cila prej kohësh po shfaq shenjat e krizës, megjithë mohimin e paraqitjen e situatës rozë me kokëfortësi nga maxhoranca
Ndërsa jemi në shkurt 2010, këto ditë po kalon në Kuvend një akt normativ për buxhetin e vitit 2009, i cili për të tretën herë brenda një viti ndryshon të ardhurat buxhetore në drejtim të uljes. Me këtë akt maxhoranca pranon zyrtarisht mosrealizimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit, duke zyrtarizuar sa opozita kish parathënë me kohë.
Ky akt, nga 334 miliardë lekë që ishin të ardhurat në buxhetin fillestar dhe që u korrigjuan në 326 miliardë lekë me rishikimin e tij në tetor, ul nivelin më tej të të ardhurave buxhetore edhe me 7 miliard lekë, duke e shpënë shifrën e të ardhurave në 319 miliardë lekë. Praktikisht ky veprim rezultoi me rritjen e deficitit buxhetor në 81,6 miliardë lekë nga 50 miliardë që u programuan në fillim apo 74 miliardë që u korrigjua buxheti në tetor. Thënë ndryshe, rreth 900 milionë dollarë arriti deficiti brenda një vitit 2009 duke rritur më tej borxhin publik dhe koston e tij. Kjo qeveri shpenzon shumë më tepër se ja lejon rritja e të ardhurave që ajo realizon, duke krijuar një situatë shumë shqetësuese për ekuilibrin makroekonomik.
Ndërsa bëjmë me dije në mungesë të transparencës qeveritare se të ardhurat buxhetore si 11 mujor (janar-nëntor 2009) janë rritur sa është rritja e çmimeve, pra me 102.2 përqind. Kjo shifër përgënjeshtron propagandën qeveritare për rritje ekonomike, sepse sipas këtyre të dhënave ajo, rritja ekonomike, rezulton zero.
Ne sqarojmë se arsyet e rritjes së të ardhurave janë rritja ekonomike dhe lufta kundër informalitetit. Për këtë të dytën nëse do kishte ndonjë të dhënë sado pozitive atëherë rritje ekonomike si 11 mujor duhej të jetë në rënie, sepse për rritje këto të dhëna nuk bëjnë fjalë. Shifrat janë kokëforta dhe nuk lënë vend për spekullim megjithë ndryshimet aspak serioze që kjo qeveri u bën në mënyrë të papërgjegjëshme shifrave të PPB.
Ju bëjmë me dijeni se së fundi, në një dokument për kuadrin makroekonomik, qeveria në mbledhjen e saj të datës 7 janar (botuar në gazetën zyrtare të 19 janarit 2010), parashikon jo vetëm uljen e PPB (në nivelin e 1143 miliard lekë), por në të vërejmë me shqetësim se ndërsa në aktin normativ të 31 dhjetorit, ajo ka parashikuar një nivel të ardhurash prej 319 miliardë lekë për 2009 dhe deficiti prej 81,6 miliard, disa ditë më vonë pra në 7 janar, qeveria parashikon një nivel tjetër të pritshëm për të ardhurat buxhetore prej 301 miliardë lekë, pa sqaruar se ku do arrijë deficiti.
PS e konsideron këtë, një situatë skandaloze papërgjegjshmërie, kur këtë qeveri është shumë pak ta quash vetëm të paaftë të parashikojë!!!
Pamundësinë e realizimit të të ardhurave prej 319 miliard lekë, ne e kemi paralajmëruar në konferencën tonë të shtypit të 10 janarit. Qeveria në vetëm dy muaj na jep tre shifra të ndryshme të të ardhurave buxhetore, duke rezultuar me një mosrealizimi në të ardhurat kundrejt buxhetit fillestar prej 33 miliard lekë ose vetëm déficitin nga ky akt akoma i pamiratuar prej 18 miliard lekë.
Në këto kushte PS denoncon për të disatën mungesën e transparencës mbi të ardhurat e buxhetit duke i kërkuar përsëri Kryeministrit dhe Ministrit të Financave të deklarojnë publikisht (megjithëse ka kaluar një muaj nga 2010) sa është niveli i realizimit të të ardhurave buxhetore për dhjetorin dhe tërë vitin, si dhe nivelin e deficitit buxhetor për vitin 2009?
Kjo është një pyetje për të cilën transparenca është sa urgjente dhe e nevojshme përpara se të miratohet në kuvend ky akt normativ, i cili akoma pa u aprovuar rezulton i pasaktë. Si do përgjigjet kjo qeveri për këto mosrealizime pas disa muajsh kur Kontrolli i Lartë i Shtetit do të kontrollojë buxhetin faktik 2009 dhe të vërtetojë këtë mosrealizim se thjesht nuk diti të parashikojë apo se ligji më i rëndësishëm për ekuilibrat ekonomike ai i buxhetit është një copë fletushkë?
Ne mendojmë se roli i qeverisë është të parashikojë dhe për rrjedhojë zvogëlojë efektet e padëshiruara në ekonomi, për këtë janë specialistët dhe institucionet e saj në të kundërt ajo ka dështuar e duhet larguar për të mos na sjellë me plagë e kriza të reja.
PS mendon se me këtë nivel të ardhurash në rënie është papërgjegjësi ekstreme të vijohet me nivele shumë të larta shpenzimesh duke rritur borxhet edhe për 2010,
Borxhet gërryejnë ekonominë dhe depozitat bankare në vend që të shkojnë për rritje të kredive për ekonominë,kanë ulur ritmet e rritjes për shkak të financimit të borxhit publik nëpërmjet bonove të thesarit,interesat e të cilave mbajnë të lartë dhe interesat e kredive. Kjo situatë është reflektuar në zhvlerësimin e lekut rritjen e çmimeve që kanë si rezultante uljen e fuqisë blerëse të popullatës.
Prandaj PS apelon, për nevojën urgjente të rishikimit të buxhetit të 2010 në mënyrë që vendi mos shkasë në katastrofën e pakthyeshme të borxheve që vijnë nga shpenzimet e papërballueshme, në kushtet kur vendi po ballafaqohet me këtë nivel të ardhurash që po ulet vazhdimisht
PS edhe njëherë paralajmëron qeverinë se duke konsideruar tendencat e deritanishme rritja ekonomike në 2010 nuk do jetë 5.5 % sa është parashikuar nga qeveria dhe po ashtu të ardhurat për 2010. Në këtë rishikim sic kemi pohuar dhe më parë duhet konsideruar fakti që për 2009 rritja e të ardhurave kundrejt 2008 nuk ka tejkaluar 12 miliard. Si mund atëherë nga niveli i pritshëm i tyre prej 301 miliard në 2009 ato të arrijnë në 2010 360 miliard prej 60 miliard lekë më shumë( ose 5 herë) ose 20% më shumë se i pritshmi i 2009,kjo është një shifër që nuk është arritur asnjëherë më parë. Këtë përgjigje i kërkojmë të japë përsëri maxhoranca. Për rrjedhim duhet të rishikohet niveli i shpenzimeve në 2010.
Apelit të opozitës, së fundi i është shtuar dhe ai i Bankës së Shqipërisë për rishikimin e buxhetit të vitit 2010, apel ndaj të cilit maxhoranca duhet të reflektojë sa më parë. Përndryshe do qe e frikshme të besonim prognozën e ekonomisë sonë nga deklaratat e ndonjë ministri që thote së do t’i jepet rëndësi privatizimit për të mbushur boshllëqet e buxhetit kur po flitet për privatizimin e KESH, hidrocentraleve etj.
Me këtë rast kërkojmë reflektim në reagimin e maxhorancës ndaj kritikave të përsëritura të opozitës për këto cështje,që kanë rezultuar serioze dhe të drejta.Realiteti po i vërteton ato çdo ditë. Drejtimi i vendit kërkon përgjegjësi, ai nuk mund të zëvendësohet duke anatemuar opozitën për dështimet në qeverisje.