Biberaj: Rezoluta e KiE, profesioniste, realiste dhe e ekuilibruarNga TemaIsh-zv/Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Aleksandër Biberaj, përshëndeti Rezolutën e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, d
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Biberaj: Rezoluta e KiE, profesioniste, realiste dhe e ekuilibruarNga TemaIsh-zv/Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Aleksandër Biberaj, përshëndeti Rezolutën e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, duke e vlerësuar atë si një dokument profesionist, realist dhe të ekuilibruar.
Në një njoftim për shtyp, z. Biberaj, ndërsa shpreh konsideratën për angazhimin serioz të Asamblesë Parlamentare te Këshillit të Europës, vlerëson vizitën së shpejti në Shqipëri të Komitetit Presidencial të Asamblesë Parlamentare të KE-së, si dhe të raportereve të Komitetit të Monitorimit për Shqipërinë, mision ky që do të asistojë dhe mbështesë Presidentin e Republikës, z. Bamir Topi, në rolin e tij të mediatorit dhe në përpjekjet e tij për rikthimin e dialogut politik dhe gjetjen e zgjidhjes së krizës politike që po kalon vendi.
Z. Biberaj përfiton nga rasti për t’i bërë thirrje liderëve të maxhorancës dhe opozitës të ngrihen mbi interesat personalo-politike dhe të marrin përgjegjësitë e tyre përpara kombit, të vendosin interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve mbi gjithcka, dhe në zbatim edhe të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KE-së, të fillojnë sa më shpejt negociatat në tryezën institucionale dhe kushtetuese të Presidentit të Republikës, me qëllim zgjidhjen sa më shpejtë të krizës politike dhe vazhdimin e reformave për liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Mungesa e dialogut dhe bashkëpunimit politik, si dhe bojkoti institucional, po dëmton rëndë imazhin e vendit dhe funksionimin e institucioneve demokratike në vend, si dhe po rrezikon seriozisht ngadalësimin e reformave dhe procesin e integrimit të vendit në BE”, shprehet z.Biberaj. Vazhdimi i mëtejshëm i krizës politike, mund të rëndojë edhe më tepër krizën ekonomike, sikurse mund të nxisë, apo edhe të gjenerojë kriza të tjera te karakterit social dhe shoqëror.