Berisha kundër komisionit hetimor të PD për 25 prillin: S’vërtetoi vjedhjen e votave, tani gënjen njerëzit!

Berisha iu eshte rikthyer akuzave ndaj Lulzim Bashës, këtë herë me komisionet hetimore që PD kërkon të ngre për hetimin e asaj që e cilëson ‘masakër zgjedhore’ e 25 prillit. Për Berishën ky komision nuk ka asnjë vlerë, pasi PD i humbi zgjedhjet, por nuk arriti të dokumentojë dhe ta ngrejë këtë problem te ndërkombëtarët kur duhej, ndërsa sot tha Berisha, Basha ka marrëveshje me Ramën dhe bën sikur do të hetojë vjedhjen e votës duke gënjyer njerëzit.
“Kryetari harroi votën tuaj, harroi votën e qytetarëve dhe filloi të merrej me karrigen e tij. Më vend që të merrej me votën e qytetarëve, merrej me votën e tij.Edi Rama na mori votën, pengu i tij na tradhtoi. Kapitulloi. Nuk mbrojti votën.Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë, nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke i dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit, ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje të gjitha fotot do të dalin. Ne ndërmorrëm me të drejtë një veprim ndërkombëtar në të gjitha institucionet. Arritëm që Parlamenti Europian të shprehet se parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar. Arritëm që të vendosim Fatos Nanon nën sanksione. Çfarë arritëm këtë herë? Zero. Asnjë ndryshim raporti. Tani del e thotë se po krijoj një komision hetimor. Për çfarë? Ti duhet të shkoje në OSBE, në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian. Tani që ke filluar negociatat me të, po i bën furçe. Ky problem është fund e krye tradhti ndaj shqiptarëve,” tha Berisha.