Berisha lançon projektin për “Pallatin e Drejtësië”
Pas Kuvendit të ri, kryeministri Berisha ka paraqitur sot edhe projektin më të madh për sistemin e drejtësisë, pallatin e drejtësisë.
Duke folur në Komitetin e planifikimit të strategjive ku paraqiti një paketë projektesh, kryeministri Berisha theksoi se pallati i drejtësisë do të ndërtohet në fund të bulevardit të ri që bashkia është e vendosur të ndërtojë dhe do të përbëhet nga një kompleks ndërtesash.
“Tirana është qyteti që ka një nga bulevardet më të bukura në Europë. Një nga ndërtesat e reja buzë bulevardit do të jetë pallati i drejtësi konceptuar si një kompleks ndërtesash ku do të përfshihet Gjykata e Lartë, Gjykata e Tiranës, Prokuroria, Gjykata Kushtetuese” ka theksuar Berisha
Të tjera investime të cilat do të përfshihen në këtë paketë sipas kryeministrit Berisha janë sistemi i kanalizimeve të Vlorës, by pasi i Rrogozhinës që shmang trafikun dhe do të jetë një nga nyjet më të rëndësishme.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se një mbështetje e madhe do t`i jepet edhe shoqërisë civile e cila sipas tij ka një rol të pazëvendësueshëm në konsolidimin e demokracisë.
“Një mbështetje e madhe do të jetë për shoqërinë civile dhe është evidente përpjekja e qeverisë që në këtë kohë krize të thellë të mund të mobilizojë fonde për shoqërinë civile pasi roli i saj është i pazëvendësueshëm” theksoi Berisha.