Rama:Shqipëria do shpëtojë nga kënga e gjelit majë plehut
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në faqen sociale në “Twitter” ndaj deklaratave të kreut të qeverisë Berisha në Porto Romano i cili theksoi aleanca e plehut është e dëshpëruar dhe e pashpresë.
“Të pasurit do shpëtojnë nga gjobat, mjedisi nga plehrat dhe Shqipëria nga kënga e gjelit majë plehut” theksoi Rama në “Twitter”.
Ndërkohë gjatë inagurimit të impiantit të ri të biokarbureve, kryeministri Berisha theksoi se aleanca kundër plehut nuk promovon mjedisin e shëndetshëm por ata kërkojnë vota në plehra.