E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha zhvendos Pallatin e Drejtësisë

Kryesia e Kuvendit

Në mbledhjen e Komiteti i Planifikimit të Strategjive, kryeministri i vendit Sali Berisha ka folur për Pallatin e Drejtësisë.

Ai u shpreh se ndërtesa ku do të jenë bashkë; Gjykata e Lartë, Kushtetuese, e Tiranës dhe Prokuroria e Përgjithshme do të vendoset në pjesën ku Bulevardi i Tiranës pritet të zgjerohet nga Bashkia e Tiranës.

Pallati i Drejtësisë do vendoset në trajektoren e bulevardit të ri që bashkia është e vendosur ta ndërtojë brenda mandatit të parë të z. Basha. Qytetarët e presin atë dheu ynë jam i bindur se Tirana që ka një nga bulevardet më të bukura në Evropë do të ketë dyfishimin e tij në mos edhe më tutje. Një nga ndërtesat e reja buzë bulevardit do të jetë pallati i drejtësisë, u shpreh Berisha.

Në këtë mënyrë kreu i qeverisë rrëzoi atë që kishte deklaruar më parë që Kryesia e Kuvendit pas ndërtimit të Kompleksit të ri Parlamentar do të shndërrohej në Pallatin e Drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›