Pogradec, helmohen në kopsht tre fëmijë
Tre fëmijë janë helmuar në një kopsht në Leshnicë të Pogradecit. Kanë qenë edukatoret ato të cilat i kanë dërguar fëmijët menjëherë në urgjencë, ku u është dhënë ndihma e parë mjekësore.
Fëmijët i janë nënshtruar menjëherë lavazhit të stomakut, pas të cilit pritet të zbardhet edhe lloji i helmit që mund të kenë konsumuar.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe sipas dyshimeve paraprake të saj, fëmijët mund të kenë konsumuar bar miu, të cilin e kanë gjetur në oborrin e kopshtit.