E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali/ Pranga shqiptarëve, u kapën me kokainë

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë mbrëmjen e shkuar, pasi u kapën me drogë
Mediat vendase njoftojnë se shqiptarëve ju gjetën 1 kilogramë drogë e llojit Kokainë. Në pranga kanë rënë shtetasit, Luan Daiu, 36 vjeç si dhe një tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Arrestimi i tyre erdhi pas një operacioni të ndërmarrë nga skuadrat e antidrogës në autostradën Faenza, pas kontrollit të ushtruar në makinën me të cilët udhëtonin shqiptarët. Përveç drogës, policia ka sekuestruar edhe 8400 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›