E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha lobon ne Nju Jork per njohjen e shtetit te Kosoves

Kryeministri Sali Berisha, po shfrytëzon takimet e tij në Nju Jork, për të lobuar për njohjen e shtetit të Kosovës.

Në një intervistë dhënë për agjencinë e lajmeve INA, kreu i qeverisë tha se njohja e pavarësisë nga sa më shumë shtete, do t’i mundësonte anëtarësimin në OKB dhe organizata tjera relevante ndërkombëtare.

Berisha ka thënë se Kosova tashmë është një vend që ëndrrën e saj e ka bërë realitet dhe kjo është një nga ëndrrat e gjithë kombit shqiptarë që sot e shohim Kosovën të lirë dhe të pavarur.

Sipas tij, duhet vlerësuar fakti që vizioni i Kosovës për të ardhmen është një mundësi shumë e madhe. Kryeministri Berisha shtoi se ka shfrytëzuar takimet e shumta që ka pasur për të lobojmë për njohjen e Kosovës nga shtete që nuk e kanë njohur ose hezitojnë ta njohin atë”, shtoi ai.

Gjatë kësaj interviste, kryeministri Berisha ka folur edhe për takimin e përzemërt me Presidentin Obama, ish-presidentin Klinton, zhvillim ekonomik të Shqipërisë, për diasporën shqiptare etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›