E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarku i Durrësit, Bekteshi zgjidhet kryetare

Eglantina Bekteshi është zgjedhur kryetarja e re Këshillit të Qarkut Durrës. Bekteshi ka marrë 32 vota, ndërsa rivali i saj nga Aleanca për të Ardhmen, Rezart Muka, mori 13 vota.

Në favor të kandidates së Aleancës për Qytetarin kanë shkuar edhe dy vota të këshilltarëve të majtë, të cilat e kanë çuar në 32 numrin e votave pro, nga 30 që priteshin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›