E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita kerkon heqjen nga programi i Kuvendit ligjet qe duan 3/5-at e votave

Opozita ka kërkuar gjatë Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare tërheqjen nga programi i punës së Kuvendit ligjet me tre të pestat, të bllokuara prej shumë kohësh, për shkak të strategjisë politike të saj.

Por mazhoranca ka kundërshtuar dhe vullneti i saj është aprovuar edhe në seancë plenare, kur me shumicë votash u vendos që në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit të vijojnë të qëndrojnë të gjitha ligjet me shumicë të cilësuar votash.

Ndërkohë, mazhoranca gjatë Konferencës së Kryetarëve ka pranuar përfshirjen në kalendar të propozimeve të socialisteve për rregulloren e Kuvendit.

Seanca ka sot në rend dite projekt-ligjin për Gjykatën Administrative dhe ndryshimet në disa kode të Republikës së Shqipërisë.

Në fillim të diskutimit të këtyre kodeve, të cilat PS ka refuzuar t’i votojë, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli do të mbajë një fjalë para deputetëve të Kuvendit.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›