Berisha lobon për pavarësinë e Kosovës në samitin e OKB-së

Bashkëpunimi ekonomik si dhe lobimi në favor të pavarësisë së Kosovës kanë dominuar takimet që kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar me liderët botërorë që ndodhen në SHBA në kuadrin e mbledhjes së 64-ët të Asamblese së Kombeve të Bashkuara. Kryeministri Berisha ka zhvilluar takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, me Presidentin e Kinës Hujintao, si dhe me disa homologë të tij, Kryeministrin e Japonisë apo edhe Kryeministrin e Kuvajtit. Gjatë këtyre takimeve kryeministri Berisha ftoi liderët botërorë të vizitojnë Shqipërinë si dhe u shprehu atyre gatishmërinë për një intensifikim të marrëdhënieve me vendet e tyre si në rrafshin politik ashtu dhe në atë ekonomik.
Ndërkaq shefi i ekzekutivit Berisha ka shfrytëzuar këto takime për të theksuar rëndësine që ka njohja e pavarësisë së Kosovës në stabilitetin e Ballkanit.
Ndërkaq shefi i ekzekutivit Berisha ka shfrytëzuar këto takime për të theksuar rëndësine që ka njohja e pavarësisë së Kosovës në stabilitetin e Ballkanit.