“Titujt e pronësisë”, Gjykata Kushtetuese shqyrton ligjin
Gjykata Kushtetuese nisi dje shqyrtimin e ankesës së Avokatit të Popullit kundër zbatimit të ligjit për vlerësimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore. Avokati i Popullit kërkon nga gjykata shpalljen e ligjit si antikushtetues, ndërsa propozon pezullimin e zbatimit të tij deri në marrjen e vendimit. Gjykata Kushtetuese pasi të dëgjojë të gjitha palët, do të vendosë për zbatueshmërinë ose jo të ligjit. Ligji për verifikimin e dhënies së të gjithë titujve të pronësisë për tokat bujqësore nisi të zbatohej në shtator të vitit të kaluar. Ky ligj ka për synim verifikimin e të gjithë titujve të pronësisë së dhënë për tokat bujqësore ndër vite, për të vërtetuar nëse janë dhënë apo jo në përputhje me ligjet në fuqi apo janë marrë në mënyrë abuzive. Ligji u kundërshtua ashpër nga opozita, por ai kaloi në Kuvend me shumicë votash.