E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha mbajti premtimet e BE"

TIRANE - Vleresimet te forta nga Italia, anetare e BE per kreun e qeverise shqiptare. ministri i Jashtem i Italise, Franko Frattini deklaroi dje se kryeministri Sali Berisha i kishte mbajtur edhe premtimet e dhena Evropes me ane te reformave qe ka ndermarre ne vend. Nje konference te perbashket shtypi, pas takimit me kryeministrin Berisha, Fratini deklaroi se tashme Shqiperia e ka rrugen e hapur per nje integrim te metejshem ne strukturat euro-atlantike dhe per nje zhvillim te prekshem nga vete qytetaret e vendit. "Kryeministri Berisha i mbajti premtimet e dhena Evropes. Dhe kjo i hap rrugen arritjes se atyre rezultateve qe do te jene te prekshme, te dukshme per te gjithe qytetaret shqiptare", deklaroi ministri i Jashtem italian pas takimit me Berishen. Sipas tij, ne rrugen e integrimit Shqiperia do te kete ne krahe qeverine dhe popullin italiane, i cili do te mbeshtese edhe me me shume energji, Shqiperine ne rrugen e integrimit Euro-Atlantik te saj. Franko Fratini i cili pak muaj me pare e ka vizituar Shqiperine edhe me statusin e zevendespresidentit te Komisionit Evropian u shpreh entuziast mbi anetaresimin e Shqiperise ne NATO vitin e ardhshem. "Vitin e ardhshem, Shqiperia do te behet anetare me te drejta te plota te NATO-s dhe kjo hap me siguri nje perspektive te re, per stabilizimin dhe sigurine e tere rajonit", deklaroi Fratini, duke shtuar se edhe per integrimin ne BE do te kete mbeshtetjen e Italise. Ministri i Jashtem italian shprehu interesin e vendit te tij per bashkepunim me Shqiperine per te siguruar energji elektrike. "Kemi nje interes te madh per mundesite qe Shqiperia na ofron per prodhimin e energjise elektrike per te cilen Italia ka shume nevoje", tha Fratini. Por ka qene i hapur dhe per projektin infrastrukturor te Korridorit Tete. Njeheresh ai ka deklaruar se Italia interesohej edhe per bashkepunim ne fushen e bujqesise dhe per te shtuar investimet ne vendin tone. Ndersa kryeministri Berisha garantoi se qeveria shqiptare nuk do te reshte perpjekjet per ta bere Shqiperine vendin me mundesite me te mira per terheqjen e investimeve te huaja, duke rritur keshtu interesin e investitoreve italiane per te shtuar investimet ne vendin tone. Ai theksoi se i ishte mirenjohes qeverise dhe popullit italian per investimet e shumta ne Shqiperi dhe per mbeshtetjen ne procesin e integrimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›