Tregu shtepive, ne dore te bankave
Nese bankat nuk i liberalizojne politikat e kreditimit per shtepi, zhvillimi i tregut te banesave konsiderohet i pamundur. Ne kete perfundim ka arritur Banka e Shqiperise ne nje studim te posacem qe ka bere per politikat e kreditimit te bankave te nivelit te dyte per blerjen e banesave. Kjo per shkak se, mundesia per kursime e individeve qe kane nevoje te blejne nje shtepi eshte shume me e ulet se, sa cmimi i apartamenteve ne tregje. Per periudha afatgjata, cmimet reale te shtepive tentojne te rriten me nje norme relativisht te perafert me rritjen e prodhimit te brendshem bruto per banor. Per vendet e industrializuara per shembull, per vitet 1971 -2003 rezulton nje shifer mesatare ne nivelin 1.75 per qind ne vit. Duke marre ne konsiderate rritjen ne vijimesi se te ardhurave ne Shqiperi, te cilat projektohen te jene te tilla edhe ne vitet e ardhshme, parashikimi, sipas autoritetit qendror bankar, mund te jete per nje rritje te metejshme te nivelit mesatar te cmimeve per shtepi. Keto zhvillime mund te nxisin kerkesen per hua per shtepi. Por nga ana tjeter per te disponuar nje kredi per shtepi, duhet qe patjeter bankat te depozitojne fonde afatgjata. Aktualisht, struktura e depozitave perkon me nje periudhe maturimi afatshkurter apo me pak se, nje vit. Nderkohe, huat per shtepi konsistojne ne periudha afatgjata, gje qe tregon per nje mosperputhje te dukshme maturimi. Ky fakt kufizon aftesite e sistemit bankar per te kontribuar ne nje rritje graduale dhe te matur, te tregut te shtepive. Sipas analizes se Bankes se Shqiperise mbeshtetja e mjaftueshme nga sistemi bankar duhet te bashkeshoqerohet edhe me nje kerkese te qendrueshme. Kjo lidhje sipas Bankes Qendrore varet para se, gjithash nga kosto e huas, termat e financimit apo ndryshimi i tyre, aftesite e individeve per te sherbyer borxhin mbi bazen e perceptimit per fluksin e ardhshem te parave, si edhe kushtet aktuale te banimit apo mosha e popullates.
Cmimet do te vijojne rritjen
Nje tipar mbizoterues i huas ne Shqiperi, vecanerisht per ate per shtepi, eshte dhenia e saj ne monedhe te huaj, ndersa te ardhurat e huamarresve pergjithesisht gjenerohen ne leke. Ne keto kushte, nje rritje e normave te interesit bashkeshoqeruar me nje zhvleresim te mundshem te lekut, do te transformonte rrezikun nga normat e interesit dhe kursi i kembimit ne nje rrezik indirekt te kredise per sistemin bankar, lajmeron Banka e Shqiperise. Sipas saj, kjo panorame, e cila mund te shoqerohet edhe nga prishje te ekuilibrave makroekonomike, mund te shkaktoje nje perkeqesim te cilesise se huave per shtepi apo nje status paaftesie pagese per individet. Ne nje situate te tille, bankat do te duhej te mbulonin humbjet e mundshme nga ekzekutimi i kolateraleve. Banka e Shqiperise ka dale me konkluzionin se, tregu i huave per shtepi mbart mbi vete implikime te rendesishme dhe te nderlidhura ngushte me shume sektore te ekonomise dhe tregje financiare.