E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remontet, sot Tirana pa energji

Qytetit te Tiranes i rikthehen kufizimet e energjise elektrike. Jane te pakten 11 ore gjate dites se sotme, ku qytetaret e kryeqytetit duhet te vuajne kufizimet e energjise elektrike. Sipas Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, mesohet se gjate dites se sotme OST-ja do te stakoje linjen 110 Kv Tirane - Uzina Traktori. Keshtu si pasoje e ketij remonti nga ora 06: 00 dhe deri ne oren 17: 00 te pasdites se sotme, do te jene pa energji rruga "Ali Demi", "Rruga e Elbasanit", "Berryli", rruga "Bardhyl", "Porcelani", Ministria e Shendetesise, Drejtoria e Pergjithshme e Policise, Qyteti Studenti, Farka, zona prane Ures se Tabakeve, nje pjese e Myslym Shyrit. Gjithashtu, po sot Operatori i Sistemit te Transmetimit do te kryej remontin e celesit 35 Kv te linjes qe furnizon nenstacionin e Uzines Dinamo. Si pasoje e ketij remonti do te jete pa energji veten nenstacioni si dhe konsumatoret qe furnizohen prej tij. Kufizimet per keto zona ku perfshihen rruga "Jordan Misja", "Siri Kodra", Paskuqani, Babrruja, Bregu i Lumit si dhe zona e Bathores. Por ndryshe nga zonat e para, ne keto pjese te kryeqytetit kufizimet e energjise elektrike do te variojne nga ora 09:00 e dites se sotme deri ne oren 15:00. Por pervec remonteve ne keto zona te Tiranes, duke filluar qe nga data 28 tetor dhe deri ne daten 1 nentor pothuajse e gjithe zona e jugut te Shqiperise do te kete kufizime te energjise elektrike. Kjo per shkak te remontit qe do t'i behet linjes 220 Kv Tirane-Rashbull-Fier. Si pasoje e ketyre kufizimeve do te kene kufizime te energjise, zonat e Durresit, Shijakut, Kavajes, Fierit, Vlores, Lushnjes, Beratit dhe Gjirokastres, cka do te thote se do nxirret jashte sistemit energjetik kjo linje. Sipas pasoje banoret e ketyre qyteteve do te vuajne kufizime kryesisht gjate oreve te paradites. Sipas specialisteve te sektorit energjetik remontet jane te domosdoshme, pasi ofrojne siguri gjate mbingarkesave. Gjithashtu, mesohet se keto dite po shfrytezohen edhe kushtet e pershtatshme klimaterike dhe si pasoje eshte perfshire ne remont pothuajse i gjithe rrjeti i transmetimit te energjise, ne te gjithe vendin. Kjo me qellim kryesor rritjen e eficences se rrjetit ne kuader te privatizimit te Operatorit te Shperndarjes dhe nga ana tjeter pergatitjen e sistemit dhe forcimin e linjave per periudhen e dimrit. Grupet e punes te OSSH dhe OST kane kryer punime te vazhdueshme si ne linjat e tensionit te larte, ashtu edhe ne nenstacionet elektrike, gjate muajve gusht-shtator te ketij viti. Sipas drejtuesve te larte keto remonte ishin te planifikuar me pare dhe kishin si qellim te permiresonin gjendjen ne sistemin energjetik, ne menyre qe te sigurohej furnizimi me energji i konsumatoreve gjate stines se dimrit. Per pasoje, energjia elektrike mungonte pothuajse ne te gjitha zonat e vendit me perjashtim te vendet turistike.

Zonat pa energji:

Rruga Ali Demi

Rruga e Elbasanit

Berryli

Rruga Bardhyl

Porcelani

Ministria e Shendetesise

Drejtoria e Pergjithshme e Policise

Qyteti Studenti

Farka

Zona prane Ures se Tabakeve

Nje pjese e Myslym Shyrit

Rruga Jordan Misja

Siri Kodra

Paskuqani

Babrruja

Bregu i Lumit

Bathorja

Qytetet pa drita:

Durresi

Shijaku

Kavaja

Fieri

Vlora

Lushnja

Berati

Gjirokastra


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›