Rama: Do cajme izolimin e Berishes

GRAMSH-KUKUR- Kryetari socialist, Edi Rama ka qene teper i ashper ne lidhje me kryeministrin Berisha, teksa e ka akuzuar per izolimin qe i ka bere vendin, per shkak te perpjekjeve te tij per mbrojtjen e aferave korruptime dhe kapjes se shtetit. Ne nje takim te zhvilluar ne fshatin Kukur te Gramshit, ne kuader te Dialogut per bujqesine dhe zhvillimin rural, kryetari i PS ka bere thirrje per te care kete izolim qe po mbyt fatet e kombit. "Per ta care kete izolim, kete mur te larte qe ka hapur kjo politike e vjeter ndasish, ne te gjithe duhet te bashkohemi. Ju te gjithe duhet te bashkoheni, duke kuptuar dhe besuar shume fort se kjo eshte koha jone", tha Rama. Per te cilin tashme ka ardhur koha e qytetareve, ne qytet apo fshat, eshte koha e atyre qe duan pune te ndershme dhe nuk duan te marrin arratine, te mbyten neper dete apo kanale per nje cope buke, apo sepse nuk ushqejne dot familjet e tyre. "Eshte koha qe secili prej nesh t'i thote vetes shqiptar, e pastaj socialiste e demokrate, qe duhet te bashkohet per t'i dhene fund kesaj keq qeverisje, ketij tranzicioni pa fund, nga kjo politike e vjeter e se shkuares, qe shembelltyre te vet ka kryeministrin Sali Berisha, se bashku me ca ministra, qe e ka kthyer qeverine ne nje zyre avokatie per konfliktet e tij me institucionet dhe shtetin, si pasoje e nje korrupsioni te paimagjinueshem ku eshte zhytur se bashku me qeverine e tij", ka qene deklarata e forte e kreut te PS, Rama. Teksa nuk ka munguar te akuzoje kreun e qeverise per tejzgjatjen e tranzicionit, Rama ka kerkuar njeheresh nje bashkim te ri pertej te majtes dhe te djathtes per te kapercyer veshtiresite e krijuara nga keqqeverisja ne tere keto vite te tranzicionit. "Ne emer te femijeve tane duhet te bashkohemi te gjithe bashke, te kapercejme kufijte e partive, t'i shtrijme doren njeri-tjetrit, ketu ku jeta eshte kudo e njejte e veshtire, si per socialistet dhe demokratet e thjeshte", u shpreh kryetari socialist. Per te cilin, edhe ketu ne Kukur, socialiste e demokrate vuajne po njesoj mungesen e punes, mbeshtetjen e shtetit, mungesen e infrastruktures, e rruges qe eshte e tmerrshme per t'u lidhur me pjesen tjeter te Shqiperise. Pas konferences Kombetare te Arsimit qe do te pasoje me programin e ri per kete sektor, ka nisur dje etapa e fundit e Dialogut me Shqiperine per Bujqesine dhe zhvillimin rural. A.G