Aldo Bare, vendimi: Nuk ndryshon gjykatësja

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën avokatit të Aldo Bares për të përjashtuar nga trupi gjykues gjyqtaren Fatmira Hajdari. Një seancë më parë mbrojtësi i kreut të bandës së Lushnjes ka kërkuar
largimin e togës së zezë, por kjo kërkesë nuk është pranuar. Kështu kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj deklaroi se kerkesa ishte e motivuar politikisht, ndërsa i vuri në dukje të pandehurit se gjykata është institucion i depolitizuar. Ndërkohë avokati i Alfred Shkurtit ka pohuar se klienti i tij duhet të lihet i lirë pasi ka përfunduar afati i parburgimit një vjeçar që nga momenti që si është arrestuar në Turqi dhe për këtë arsye gjykata duhet ta lirojë. Por as kjo kërkesë nuk është pranuar nga trupi gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndërsa edhe disa ditë më parë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i ka rrëzuar kërkesën Aldo Bares për rivlerësim të masës. Ndërkohë në seancën e ditës së enjte nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit Aldo Bare, por është përfaqësuar nga avokati i tij Vladimir Meçe.