Berisha mban fjalimin “Era e ndryshimit” vitet 1989-1990
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Berisha u nis për një vizitë në Gjermani, me ftesë të fondacionit “Konrad Adenauer”, për të marrë pjesë në konferencën me temë “Vitet 1989-1990: “Era e ndryshimit në Shqipëri”. Kryeministri Berisha do të mbajë një kumtesë përpara një audience të gjerë politikanësh, intelektualësh, akademikësh dhe personaliteteve nga fusha e biznesit gjerman e më gjerë. Në datën 19 mars, kryeministri Berisha është ftuar të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP), në Bruksel. Më pas, Berisha është ftuar në një takim të zgjeruar me përfaqësues të firmave më të mëdha gjermane, në Essen, në Gjermani, ku do të pritet nga Bodo Hombah, anëtar i Kryesisë së Komisionit të Lindjes të Ekonomisë Gjermane dhe kryetar i grupit mediatik ËAZ. Gjatë këtij takimi kryeministri Berisha do të prezantojë reformat dhe arritjet e qeverisë shqiptare në fushën ekonomike, në sajë të të cilave është krijuar një klimë tepër e favorshme për biznesin vendas dhe të huaj në Shqipëri, si dhe do të flasë për Potencialet e investimit në Shqipëri për ndërmarrjet gjermane ..
Somario
Në datë 19, Berisha është ftuar të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP)
Bregu-Pojar
Çekia mirëpret aplikimin e Shqipërisë për në BE
Zv.ministri i parë i Jashtëm çek, Tomas Pojar, gjatë një takimi me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, është shprehur se Çekia po mirëpret aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, duke ofruar të gjithë mbështetjen e saj. Bregu priti në një takim zv.ministrin e parë të Jashtëm çek, Tomas Pojar, me të cilin diskutoi rreth hapave të mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe reformave që dikton ky proces. Pojar theksoi faktin se “Çekia që mban tashmë presidencën e radhës së BE-së, jo vetëm e mirëpret aplikimin e shpejtë të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, por ofron gjithë mbështetjen e saj për implementimin e detyrimeve që rrjedhin në këtë etapë të re të procesit”. Ai shtoi më tej se “aplikimi i Shqipërisë nuk varet dhe nuk ka lidhje me aplikimet e vendeve të tjera të rajonit, por vetëm me krijimin e kushteve të favorshme për shqyrtimin e kërkesës për aplikim në një kohë sa me të shpejtë nga Këshilli i Evropës”, bëhet e ditur nga zyra e shtypit të Ministrisë së Integrimit.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2009