Ministri Ruli të huajve: Investoni në energjetikë
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli u ka bërë thirrje investitorëve gjermanë të vazhdojnë të investojnë në sektorin e energjisë, si një ndër sektorët më atraktivë të vendit. Deklarata u bë gjatë një takimi me drejtues e bankës gjerman KFË, e cila ka financuar projekte të rëndësishme në fushën e energjitikës, si linja Elbasan-Podgoricë, Shqipëria-Mali i Zi, etj. ”Shqipëria ka një potencial të madh hidro energjie nga i cili deri më sot është shfrytëzuar 30- 35 % e tij”.- tha ministri Ruli. Ndërsa ambasadori gjerman në Shqipëri, Bern Bohard nxori në pah bashkëpunimin shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Shteti gjerman ka dhënë gjatë 20 viteve të fundit, për vendin tonë, 800 milionë euro financime nga të cilat 160 për sektorin e energjisë.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2009