Berisha mbërrin në SHBA, publikon pamjet nga pritja në aeroport

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në SHBA, pesë vite pasi ishte shpallur non grata.
Në pamjet e publikuara nga Berisha në rrjetet sociale, ai shfaqet në momentet e para pas mbërritjes, teksa pritet nga disa shqiptarë.
“Përtej oqeanit, një pritje shqiptare, një moment mirënjohjeje”, shkruan Berisha, duke shoqëruar pamjet e mbërritjes me këtë mesazh.
Vizita e kryetarit të PD-së pritet të përfshijë një agjendë të ngjeshur takimesh gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara.
/m.q/ /a.g/