E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbërrin në drekë në Tiranë

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri, Ilir Kadia, bëri me dije se Kryeministri është në udhëtim me avion dhe pritet që gjatë drekës të mbërrijë në Shqipëri.

Ai tha se kreu i qeverisë ka ndërprerë vizitën në Çikago, pasi kishte edhe disa takime të tjera. Udhëtimi është i vështirë prej andej pasi oraret e udhëtimit të avionëve janë të paracaktuar. Megjithatë, Berisha ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha dikasteret përkatëse për t’iu ardhur në ndihmë të plagosur. Gjithashtu, qeveria do të marrë përsipër shpenzimet për të gjitha ceremonitë mortore.

“Qeveria do të marrë përsipër gjithçka, të gjitha shpenzimet e nevojshme për kapërcimin e pasojave të kësaj drame të rëndë, të këtij aksidenti tragjik me pasoja shumë të rënda, siç është humbja e jetës së 13 studentë, mesa më thonë edhe pedagogë, shoferi. Nuk dihet shkaku, po shqyrtohen të gjitha. Por qeveria do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e lidhura me këtë aksident tragjik”, tha mbrëmë Berisha. /Start/

                                                                                             2012-05-22 09:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›