E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Nikoliç të vazhdojë rrugën e reformave

Bashkimi Europian / Foto arkiv

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje presidentit të sapozgjedhur serb, Tomisllav Nikoliç, për të vazhduar rrugën e Serbisë drejt reformave të integrimit në BE.

Krerët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian, në një deklaratë të përbashkët, kanë thënë të hënën se votuesit e kanë dhwnë një sinjal shumë të qartë, se duan anëtarësim në BE.

Nikoliç, një ish-antiperëndimor, ultranacionalist, i cili mezi mundi properëndimorin presidentin e deritanishëm, Boris Tadiç, në balotazhin e së dielës, ka premtuar se “Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka përshëndetur atë që e përshkroi si “votim të qetë dhe të rregullt” në këto zgjedhje. / REL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›