KE: Nikolic të vazhdojë reformat drejt BE-së
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje presidentit të sapozgjedhur serb, Tomislav Nikolic për të vazhduar rrugën e Serbisë drejt reformave të integrimit në BE.
Krerët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian, në një deklaratë të përbashkët kanë thënë se votuesit e kanë dhenë një sinjal shumë të qartë, se duan anëtarësim në BE.
Nikolic, një ish-anti-perëndimor, ultranacionalist, i cili mezi mundi pro-perëndimorin presidentin e deritanishëm Boris Tadic në balotazhin e së dielës, ka premtuar se “Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka përshëndetur atë që e përshkroi si “votim të qetë dhe të rregullt” në këto zgjedhje.