E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imzot Rrok Mirdita: Ngushëllim familjeve të viktimave, shërim të plagosurve

Ngushellime familjeve te viktimave i ka percjelle sot Arqipeshku i Metropolit, Tiranës dhe Durrësit, imzot Rrok Mirdita. Përmes një mesazhi, ai thekson se u gjenden prane familjeve dhe  uron për një sherim të shpejtë të të plagosurave.

Mesazhi

Nëpërmjet mediave u njoftuam për tragjedinë e rëndë Himarës ku humbën jetën 13 studente dhe u plagosën 20 të tjerë. Kemi provuar një tronditje të thellë në shpirt dhe lutjet tona u bashkohen atyre të prindërve dhe të afërmve të viktimave. I lutemi Zotit për një shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Më lejoni të shpreh afërsinë shpirtërore timen dhe të Dioqezës, ju, të plagosurve, punonjësve të shëndetësisë dhe forcave të rendit që të gjithë së bashku ta kalojmë këtë provë të jashtëzakonshme duke ju lutur Zotit që të na forcojë. Le t`ia besojmë Zotit kujdesin për shpirtrat e viktimave dhe të mbështesim me lutjet tona një shërim sa më të shpejtë të plagosurve thuhet në mesazhin e imzot Rrok Mirditës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›