Berisha mbërrin në zyrë i shoqëruar nga Jozefina Topalli, shkon dhe Basha
Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në zyrën e tij në kryeministri. Mësohet se në shoqërinë e tij ishte kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që nxitoi dje të merrte kompetencat e numrit një në PD. Më pas në kryeministri ka mbërritur dhe Lulzim Basha, kryebashkiak i Tiranës.
Mediat pranë qeverisë thonë se kryeministri ka vijuar me axhendën normale të punës. Në fakt kjo nuk është axhenda normale, pasi Berisha ka anuluar një vizitë në Malin e Zi. Berisha do jetë në zyrën e tij, ku nuk do ketë sforcime apo lodhje. Mediat pranë qeverisë shënuan një rekord dje e sot duke tentuar të fshehin një lajm që edhe agjencitë e huaja e transmetuan. Nëse lideri i çdo vendi në botë kalon gjendje të fikëti në tribunë, kjo bëhet lajm në çdo vend dhe është argumenti i ditës. Por mediat e qeverisë e kanë fshehur apo e kanë kamufluar një lajm të tillë.