Rama:Dëgjesa për Avokatin e Popullit, e mirëorganizuar
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i është referuar sot dëgjesës së organizuar dje me 12 kandidatët e përzgjedhur për Avokatin e Popullit.
Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama ka falenderuar komisionin përzgjedhës për procesin që sipas tij ishte shumë mirë i organizuar.
“Kam besim plotë që komisioni do ta kryejë me sukses detyën për të përgjedhur kandidaturën që do ti paraqesim Kuvendit për Avokatin e Popullit” ka theksuar Rama.
Sipas tij, ky proces përbën provë dalluese mes PS dhe kundërshtarëve politik dhe është mishërim i gjithçkaje që ajo ka shkruar në programin e ri.
Kreu i PS-së, ka përsëritur sot votën kundër Bujar Leskajt, për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.