E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Opozita nuk mbështet Leskajn për kryetar të KLSH

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e tij të shkurtër të mbajtur para grupit të deputetëve të partisë së tij është shprehur se opozita nuk e mbështet kandidaturën e dekretuar nga Presidenti i Republikës për kryetar të KLSH-së.

Topi pak ditë më parë i ka propozuar Kuvendit Bujar Leksjan si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në një kohë kur mazhoranca është shprehur se do të mbështesë këtë kandidaturë për shkak se nuk dëshiron të bllokojë këtë insituticion, PS është pozicionuar kundër.

Fjala e Ramës ishte e shkurtër, gjë e cila paralajmëroi se ai mund të mbajë një fjalim në fund të mbledhjes, kur pritet që PS të shpallë edhe kandidatin e saj për Avokat të Popullit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›