Crepeau:Rritje të mbrojtjes të të drejtave të emigrantëve shqiptarë

Raportuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut për emigrantët, François Crépeau, inkurajon Shqipërinë të sigurojë mbrojtje të mëtejshme të të drejtave të emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë apo që janë kthyer në atdhe, si edhe të emigrantëve të huaj që vijnë në Shqipëri.
Gjithashtu, ai i kërkoi Bashkimit Europian më shumë përqëndrim në të ardhmen tek të drejtat e njeriut, në kuadrin e përpjekjeve të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. "Do t`i inkurajoja autoritetet shqiptare që në partneritet me të gjithë sektorët e shoqërisë, të hartojnë dhe zbatojnë një strategji kombëtare për të drejtat e njeriut, e cila ketë në qendër të vëmendjes të të gjitha ligjeve, politikave dhe programeve të drejtat dhe mirëqënien e të gjithëve, duke përfshirë edhe ato të emigrantëve" ka theksuar Crépeau.
Si një hap të parë, eksperti inkurajoi qeverinë shqiptare të vijojë me grumbullimin e të dhënave të besueshme në lidhje me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe për personat e kthyer, si edhe për të huajt në Shqipëri, të cilat do të shërbejnë si themele të besueshme për hartimin e politikave që bazohen tek njohja dhe respektimi i të drejtave të tyre.
Në këtë kuadër, Raportuesi i Posacëm mirëpriti informacionin e marrë nga qeveria shqiptare në lidhje me fuqizimin e shë rbimeve konsullore.
"U informova në lidhje me vështirësitë për regjistrimin civil të fëmijëve të emigrantëve që janë shtetas shqiptarë, sidomo s kur prindërit janë pa dokumente"- tha z. Crépeau, duke tërhequr vëmendjen në vecanti për të drejtat e fëmijëve, personave të cilëve u është hequr liria dhe personave të mbetur pa mbrojtje të të drejtave të tyre sociale.
Gjithashtu, Crépeau inkurajoi Bashkimin Evropian për fuqizimin e komponentit të të drejtave të njeriut të asistencës së vet teknike për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt integrimit evropian. "Për të garantuar qendrueshmërinë e të gjitha përpjekjeve, do të ftoja BE-në të merrte në konsideratë një program të posacëm në mbështetje të sistemit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në rang kombëtar dhe për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve në vecanti" ka theksuar ai.