Korçë, arrestohen për vrasje vëllezërit
Dy vëllezër nga Korça janë vënë në pranga për një vrasje të kryer në Greqi në maj të këtij viti. Sipas policisë, Teo dhe Aurel Ramo, 23 dhe 22 vjeç, janë arrestuar pasi Gjykata e Korçës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy vëllezërit, të dyshuar për vrasjen e Erzen Methasës, 30 vjeç.
Krimi ka ndodhur në Greqi, ku gjatë një konflikti mes dy grupesh shqiptarësh, dyshohet se dy vëllezërit Ramo kanë goditur me armë të ftohtë 30-vjeçarin Methasa.