Berisha mbetet lojtari më i fortë
Nga Robert PAPA
Fushata ka nisur dhe në krye mbetet Berisha si lojtar i fortë, i pa lodhur, i pa trembur dhe optimist. Mbas rikthimit më 2005, duam apo s'duam Berisha diti të luajë si lojtar i fortë dhe i pa kontestueshëm. Karshi tij mbeten Rama, Meta dhe Meksi, por mos harroni Ngjelën që po rritet në Tiranë. Në veri Ndoka është serioz dhe mbi të gjithë Berisha nuk dorëzohet duke mbetur në fushatë agresiv, pasionant dhe me stof lideri. Ikja e Nanos e prishi përplasjen e egër dhe Rama po luan butë, dhe kjo mund ta dëmtojë shumë, se para Berishës, fjalitë e zgjedhura të Ramës janë si flokë bore para një orteku të frikshëm dhe që të kujton uraganin e viteve 90 kur nuk trembej edhe nga kërcënimet me jetë. Të djathtët, natyrisht, janë të zhgënjyer me Berishën, por kur e shohin në tribunë, ata ndryshojnë mendim dhe vota e tyre prish ekuilibrin dhe shpresën e së majtës së butë dhe luajale. Nëse të djathtët e shpërndajnë votën, edhe për Berishën e fortë por edhe për Meksin e zgjuar dhe Ngjelën elokuent, e deri të partia konservatore të cilën unë e përfaqësoj në Elbasan, fitorja është e garantuar dhe Rama duhet të presë edhe 4 vjet nëse e lënë ujqërit që mezi presin t'i shkasë këmba. Por ta pranojmë të gjithë në fushatë Berisha është i tmerrshëm, i egër dhe i pa mëshirë. Fakti është fakt, e duam apo jo, ai mbeti lojtari më i fortë. Unë vij nga shkolla amerikane, ku mbi të gjitha i forti duhet respektuar.
Last Updated on Tuesday, 26 May 2009 16:38