E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mbledh Komitetin e Emergjencave për të sulmuar Ramën: Po përdhos kodin e vdekjes si me Kosta Trebickën

Share

Kryeministri Sali Berisha mblodhi në darkë Komitetin e Emergjencave. Fillimisht foli për problemin e motit, por pjesën më të madhe të fjalimit e kishte të mbushur me akuza për kryetarin e opozitës. Në një shpërthim tipik, Berisha tha se Rama ka përdhosur kodin e vdekjes.

Berisha e nisi mbledhjen duke u justifikuar fillimisht se moti i keq ka pllakosur edhe në Europë, ku në vende të fuqishme po vdesin qindra njerëz. Më pas tha se ka vdekur sot një qytetar duke u transportuar me helikopter, por ai vdiq për shkak se sëmundja kishte përparuar shumë. Berisha tha se po punohet për hapjen e rrugëve dhe shtoi se është i kënaqur që qytetarët e dëgjuan dhe nisën të pastrojnë borën nga çatitë. Më pas nisi akuzat ndaj Ramës. Lexojini ato si më poshtë:

Dua të falënderoj mediat për pasqyrimin që i bëjnë kësaj situate.

Nuk mund të mbjellësh tmerr e terror të zhveshur nga çdo lloj morali.

Dua ti them zotit Edi Rama që bën ciu- ciu nga mëngjesi deri në darkë se je i vetmi në Europë që përpiqesh të nxjerrësh kapital politik nga kjo situatë e tillë. Je unik, që bën kallogjerin, kasandrën e të keqes, që na thua se pas borës do vijë përmbytja. Pra, ky zotëri ka organizuar një rrjet dizinformimi të paskrupullt me telefonata, njofton se ku shemben dhjetë shtëpi dhe më e keqja, në raportin e tij fatal me vdekjen, ky njeri ka kulturë përdhosjen e kodit të vdekjes. Sot nga selia e partisë së tij citohet një familje në Margegaj të një intelektuali të shquar duke thënë se ka mbi dhe mbi dy ditë. Si në rastin e Kosta Trebickës apo në raste të tjera. Ta dijë ky zotëri dhe i them asaj zonjës se andej nga e ka origjinën e caktojnë vetë sa e qajnë dhe sa e mbajnë të vdekurin. Në këtë kod kanunor e mbajnë 24 orë. Ai ishte varrosur sipas të gjitha përcaktimeve, por i duhej Edi Ramës kjo sepse pasioni i tij për vdekjen është i papërmbajtshëm. Edhe kur i përplasin shaminë në surrat, edhe kur shpall të vrarë Kosta Trebickën. Kodin mortor duhet ta respektosh si kushti më kryesor për të qenë i qytetëruar. Shpif sa të duash, por me të vdekurit mos u merr, lëri në paqen që ata meritojnë. Nuk mund të bëhen ata në asnjë rrethanë objekt politizimi. Nuk mund të dalësh çdo ditë si korb. Kjo është në kundërshtim flagrant me frymën e socialistëve. Ata pa asnjë dallim përpara kanë një rrezik. Nuk kanë asnjë lloj diference në qëndrimin e tyre ndaj problemeve të krijuara nga moti i madh. Ky sikur lexon librat e të atit të tij shpirtëror. I thashë këto sepse e gjithë Europa është e mbuluar me dëborë, vende më të fuqishme se Shqipëria përballen me pasoja serioze, me dhjetëra e qindra viktima. Në asnjë vend nuk ka një lider opozite që manipulon me të vdekurit, që shkelmon sakrificën e mijëra burrave e grave që janë angazhuar në këtë operacion ndihme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›