E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Telefonatat për ndihmë nga kafenetë e Tiranës, që të krijohet një atmosferë alarmante

Share

Nje nga telefonuesit nga kafenete e Tiranes?!

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, kërkon që ta çdramatizojë në maksimun situatën e rëndë të krijuar si pasojë e reshjeve të dëborës. Aq sa ka arritur deri aty, sa gjatë emisionit 5 pyetje nga Babaramo, ka thënë se telefonatat e qytetarëve për ndihmë janë falso. Sipas Nishanit, ato janë bërë nga persona në kafenetë e Tiranës.

Për situatën e krijuar nga bora ka pasur dhe janë verifikuar telefonata false nga kafenetë e Tiranës. Është krijuar një situatë alarmante false, se gjoja janë banorë të izoluar në veri, tha Nishani.

Një deklarata e tillë në një vend normal, do të bënte me turp çdo politikan, duke parë situatën dramatike, pasi tashmë kemi dhe të vdekur.

Ministri ynë ndërkohë nuk pranon që telefonatat e qytetarëve, që janë në hall, me një minimum ushqimesh dhe që në rast sëmundje mund të vdesin, pasi rrugët janë të bllokuara, mund të jenë reale. Sipas tij, këto telefonata janë të stisura, ndërsa qytetarët nuk kanë asnjë vështirësi!

Ministria e Brendshme, siç duket, më shumë është e prokupuar se nga vijnë telefonatat e qytetarëve për ndihmë, duke i përgjuar ato, se sa tu shkojë në ndihmë atyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›