Berisha mbledh bordin e agjencisë për investim

Nen drejtimin e kryeministrit Berisha u mblodh për here te pare bordi i Agjencisë shqiptare për Investime dhe Zhvillim. Bordi emëroi ish-kreun e qendrës se licencimeve zonjen Eneida Guria, si Drejtore te agjencisë. Duke përmendur zhvillimet ne ekonomi, e cila sipas Berishës i rezistoi me sukses krizës botërore, kryeministri theksoi se kjo agjenci nuk merr pushtetin e agjencive te tjera. Agjencia, tha zoti Berisha, duhet te përqendrojë vëmendjen tek investimet ne ekonominë shqiptare. Kryeministri theksoi se eshte e rendesishme qe te shqyrtohen aspektet burokratike me te cilat ndeshen investitorët, duke synuar përmirësimin e kuadrit ligjor.
Shpërndaje