E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbledh kryesinë e PD: Koalicion me partitë e djathta. Rama po përdor KQZ-në si objekt bllokimi

Gazeta Shqip

berishaKryeministri Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e së shtunës kryesinë e Partisë Demokratike, gjatë të cilës ka prezantuar planin për koalicionin me të cilin kjo parti do të hyjë në zgjedhjet e qershorit.

Koalicioni e Djathta e Bashkuar dhe qendra duhet të konkretizohet me përfshirjen në këtë koalicon të të gjitha forcave politike që e ndjejnë veten të orientimit të qendrës dhe të djathtës së bashkuar. Ne hapim dyert. Krahu tjetër rreshtoi në koalicion katër parti komuniste me emra të ndryshëm. Koalicioni tjetër u ekstremizua, shkoi tërësisht drejt ekstremit të majtë, që shqiptarët kanë në memorie më të hidhurin e vet. Ne duhet të përfshijmë të djathtën, qendrën e djathtë”, ka deklaruar Berisha.

Duke iu referuar fushatës elektorale, kreu i qeverisë e ka vënë theksin tek risia e mazhorancës, që është bashkëbisedimi me qytetarët. Po zhvillojmë një fushatë elektorale të ndryshme nga herët e tjera. Për të gjitha çështjet e programit tonë po zhvillojmë bisedime me qytetarët, ka thënë Berisha.

Berisha ka shtuar më tej se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për zgjedhje sipas standarteve, pavarësisht tendencave sipas tij të opozitës për të bllokuar institucionet.

“Vazhdoi me kërkesën të shtyhen zgjedhjet. As edhe një ditë të vetme, morri përgjigje përfundimtare. Nëse unë humbas zgjedhjet nuk do të njoh rezultatin, se nuk kam mandatin e komisionit aty. Atëherë ky prapë po kërokn skuzën që zgjedhjet i fitova po mi vodhën. Ky njeri vuan nga sindoromi obsesiv i kleptomanisë. Çvdo gjë i duket vjedhje, po nuk është faji ynë. Ne garantojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çdo realitet pozitiv i këtij vendi e trishton”, vijoi Berisha.

20 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Berisha mbledh kryesinë e PD: Koalicion me partitë e djathta. Rama po përdor KQZ-në si objekt bllokimi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›