E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie në kontakt me rrymën, vdes punëtori

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një punëtor 42-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së shtunës në Përmet, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Autoritetet lokale bëjnë me dije se shtetasi Bilbil Lumani ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të voltazhit të lartë.

Sipas burimeve, ai ka qenë duke shkarkuar disa materiale me një makinë pune, vinçi i të cilës ka prekur rrjetin elektrik, duke i përcjellë rrymën vdekjeprurëse.

Autoritetet kanë kontaktuar familjarët e viktimës për ti vënë në dijeni për ngjarjen e rëndë që i ka marrë jetën njeriut të tyre.

20 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Bie në kontakt me rrymën, vdes punëtori burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›