Breshëri automatiku banesës, në kërkim i riu
Breshëritë kanë alarmuar banorët, ndërsa grupi i gatshëm i policisë ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Mësohet se nga verifikimet e para te kryera rezultoi se autori ishte nje 23-vjeçar
ELBASAN - Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit dje në mëngjes, pasi akuzohet se ka qëlluar në mesnatë me breshëri kallashnikovi ndaj një 28-vjeçari, për një konflikt ordiner mes tyre pak orë më parë. "Në lagjen ´Dyle e Haxhire´ të qytetit te Elbasanit, rreth orës 03:40 minuta të ditës së djeshme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të banesës së 28-vjeçarit Gentjan Myrtezai, lindur e banues në këtë lagje. Breshëritë kanë alarmuar banorët, ndërsa grupi i gatshëm i policisë ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Mësohet se nga verifikimet e para te kryera rezultoi se autori është 23-vjeçari Tauland Beti, lindur e banues në lagjen "Vullnetari" në Elbasan. Pas veprimit, 23-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur, duke braktisur armën dhe automjetin në të cilin ai ndodhej. Menjëherë në vendin e ngjarjes u dërgua grupi hetimor, i cili po punon për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(d.b/BakanWeb)