E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Strehimi i afganëve, Rama nderohet me çmimin prestigjioz: I nderuar, turp për vendet që nuk i ndihmuan!

Në darkën vjetore të Sesame Workshop, Kryeministri Edi Rama është nderuar me çmimin prestigjioz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award”. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë është ndalur te afganët e strehuar në Shqipëri për shkak të dhunës së talebanëve se, Shqipëria është e gatshme t’i hap dyert kujto që ‘i troket në derë’. Rama tha se ka vetëm një fjalë për vendet që nuk iu shtrinë dorën afganëve: “Turp!”.

“Jam shumë mirënjohës por edhe teje i keqardhur që do përsëris diçka që e kam thënë shumë herë se sa në pozitë jam. Është një nder i madh që jam këtu sot, por nuk arrij dot të bëj paqe me faktin që ajo çka duhej të ishte norma është përjashtim. Më duhet t’ju them se ajo çka ndjeva përballë kaq shumë hezitimesh që vinin a vende më të pasura për t’ju hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: Turp. Shumë njerëz më kanë pyetur pse do e bënte Shqipëria këtë, një prej vendeve më të varfë t’i hapte dyert njerëzve që përpëliteshim mes jetës dhe vdekjes. Përgjigjen e gjejmë te historia e vendit tonë, mirëpritjes, respekt krah njerëzve në nevojë, kodin e shqiptarëve, ku shkruhet: Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe mikut. Por mik është ai që të trokiste në derë se gjendej në nevojë. Në bazë të këtij kodi, trokitja në derë është vullnet i zotit dhe duhet të hapësh derës, kujtdo që troket në derë. Shqipëria vendi ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Shqipëria u bë vendi ku hebrenjtë vijnë për t’u mbrojtur. Ne jemi një vend ku myslimanet dhe të krishterët respektojnë njëri-tjetrin. Pra, e bëmë për nder të traditës, të historisë sonë personale si refugjatë, por dhe për fëmijët e fëmijëve. Shpresoj që Shqipëria të jetë një vend i pasur, por të mos renditet mes vendeve të pasura që kanë humbur kujtesën”, u shpreh Rama.

Kryeministri u ndal dhe te kryesia e Presidencës së Këshillit të Sigurimi në OKB që do të mbahet për një muaj nga Shqipëria, duke u bërë thirrje Sesame dhe Welcome US që të ishin të pranishëm në 6 qershor në Këshillin e Sigurimit për të folur për luftën në Ukrainë dhe vuajtjen e ukrainasve si pasojë e luftës së Rusisë. Rama e përfundoi fjalën e tij duke cituar fjalët e Shën Terezës: “Në vend që të mallkosh errësirën, ndiq një qiri”. “Shqipëria do jetë vendi që do mbajë kryesimin e presidencës së këshillit të sigurimit në OKB. Hera e parë në histori që ulemi në atë këshill dhe do ishim shumë krenar nëse Sesame bashkë me Welcome US do të pranonin ftesën tonë për të ardhur më 6 qershor në Këshillin e Sigurimit për të folur për fëmijët e Ukrainë dhe gjithë familjeve anembanë botës që po vuajnë duke lënë shtëpitë.  Nënë Terezën e Kalkutës ka thënë: Në vend që të mallkosh errësirën, ndiq një qiri. Ne i ndezim qirinjtë tanë dhe do vazhdojmë kështu.”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›