Berisha mbledh të hënën kryesinë
Partia Demokratike do të përcaktojë ditën e hënë pesë emrat me të cilët do të garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të mbledhë ditën e hënë kryesinë e vogël për të caktuar kandidatët demokratë për minibashkinë 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit, Fushë-Arrëzit, Komunën Otllak dhe Fierzë. Emrat e kandidatëve mbahen hermetikë nga kupola drejtuese e PD-së, por dilema do të marrë fund ditën e hënë, kur lista me pesë kandidatët do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së vogël të Partisë Demokratike. Zgjedhjet e pjesshme lokale zhvillohen për të zëvendësuar kryetarin e Bashkisë Klos, kryetarin e Komunës Otllak, kreun e minibashkisë 10 në Tiranë, kreun e Bashkisë Fierzë dhe atë të Fushë-Arrëzit.