Zgjedhja e Jean Sarkozi në një post kyç dhe debatet e lindura në Francë
Është shumë i ri në moshë, djali i Presidentit të vendit dhe thotë se qëllimi i tij kryesor në punë është që të ndihmojë të varfrit dhe të jetë solidar me ata që kanë mundësi të pakta e të papërfillshme. Ndërsa flet është i rrethuar me njerëz që mbajnë nëpër duar gota të shtrenjta shampanje, në një shtëpi të shtrenjtë në Hauts-de-Siene. Kjo është një lagje në perëndim të Parisit, e preferuar nga milionerët dhe njerëzit e famshëm dhe është një zonë shumë e pasur ku qarkullojnë kapitale të mëdha. Po të bëjmë një krahasim me shifra, kjo zonë nga një prodhim kombëtar bruto sa ai i gjithë Greqisë. Djali që foli më sipër me shumë idealizëm është Jean Sarkozy dhe po pozicionohet si sipërmarrësi i këtij cepi "të artë" të Parisit, kësaj lagjeje miliarderësh. Dhe sigurisht prej kësaj përvoje djaloshi do ta ketë më të lehtë që të kalojë në skenën e politikës së madhe. Kritikët e quajnë pinjollin e vogël të një dinastie të re qeverisëse në Francë, por Jean ngulmon se do të përpiqet me të gjitha mundësitë që të punojë për njerëzit, të jetë një njeri i popullit dhe i të varfërve. Në më pak se 2 vjet, 23- vjeçari me një fytyrë fëmijënore, me flokët e gjatë biond dhe me statujën e një djali Presidenti ka pasur një ngjitje meteorike në pushtet, me lëvizjen e fundit në pozicionin e këshilltarit të ri rajonal që ka parë ndonjëherë Franca. Për Jean nuk përbën asnjë problem fakti se i ati është në detyrën më të lartë shtetërore, as që lagjja në të cilën ai do të punojë është ajo që mbështeti ardhjen në pushtet të Nikolasit. Për sa i përket 23-vjecarit, ai, përveç mungesës së një përvoje politike dhe faktit që ende nuk ka mbaruar universitetin, Jean, një djalosh me një ambicie të jashtëzakonshme do të drejtojë mbi disa persona që kanë një përvojë të jashtëzakonshme qeverisjeje dhe mbi të gjitha një moshë që shumë mirë mund të ishin gjyshërit e tij. Por për të, shumë prej tyre janë miq të babait. E ndërkaq kjo lëvizje e fundit e Presidentit francez për të caktuar të birin në një post ekonomik shumë të rëndësishëm ka ngjallur kundërshti e debat, që konsiderohet si "seria" e fundit e sagës së familjes Sarkozi. Kritikët më të ashpër e quajtën atë një nepotizëm më të keq nga ata që ndodhnin në Perandorinë Romake ose një rikthim të monarkisë dhe dinastive. Ambicia e Jean-it, edhe pse 23-vjeçar është po aq e madhe sa edhe e të atit, veçse ai është më i pashëm dhe më karizmatik se Presidenti. Ai ka një sjellje shumë të afërt me njerëzit që takon për të krijuar një kontakt më të drejtpërdrejtë me ta. Por kundërshtarët e tij nuk e kanë vetëm me emërimin e të birit, por tentojnë që të tregojnë hipokrizinë e një qeverisjeje të tërë nën Sarkozinë. Dinastitë politike nuk janë një gjë e re në Francë, ku republikanët e zgjedhur vazhdojnë shpesh të shihen si monarkë të zgjedhur. Liderët francezë vazhdimisht kanë bërë pjesë të qeverisjes njerëzit e familjes. Shirak kishte këshilltare të bijën, Miterrand është ministër dhe djali tjetër i ish-presidentit ka qenë këshilltar i të atit. Por Nikolas Sarkozi, një njeri që e kishte çarë jetën vetë u zgjodh pikërisht sepse ai nuk vinte nga klasa e lodhur e elitës politike franceze, por nga një shtresë që i kishte bazuar arritjet e saj në punë dhe jo meritat e paraardhësve. E megjithatë, pas lëvizjeve të fundit, atë kanë nisur ta thërrasin "Sarkozi i parë"