Berisha mbron buxhetin; Rama: Drejt dështimit!

Rama: Ata do e përkeqësojnë buxhetin
Tiranë (15:21) - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi nga Twitter-i për diskutimet mbi buxhetin e vitit të ardhshëm që po diskutohet në Parlament. “Debati për buxhetin tregon një gjë: Ata s'mundet veçse ta bëjnë më keq. Vetëm ne mund ta bëjmë më mirë”, shkruan Rama.
Malaj: Buxheti nuk përballon krizën
Tiranë (15:02) -Deputeti i opozitës, Arben Malaj, theksoi në seancën e Kuvendit, se buxheti i vitit të ardhshëm nuk përballon. “FMN, BERZH dhe BB po bëjnë paralajmërime serioze, rritja ekonomike nuk parashikohet 4.3 % por rreth 2%. Vendi ynë regjistrohet si vendi me borxhin më të lartë në rajon”, tha Malaj.
Ai shtoi se vota do të jetë kundër dështimit që parashikohet në buxhet. “Ne nuk jemi kundër një buxheti të shtetit, por kundër dështimit në thelb pasi ju dështuat dhe në vitin 2011. Ju për të mbijetuar politikisht keni vërtetuar se shkatërroni cdo gjë dhe financat. Ndaj nuk bashkohemi me këtë qëllim”.
Berisha: Më shumë fonde për pushtetin lokal
Tiranë (14:52) Gjatë seancës maratonë të Parlamentit, kryeministri Sali Berisha deklaroi se në projektbuxhetin 2012 i janë akorduar pesë herë më shumë fonde pushtetit lokal, se sa në vitet e qeverisjes socialiste. "Janë së paku 35 miliardë lekë ose pesë herë më shumë fondet e akorduara në buxhet, krahasuar me atë që ju(opozita) iu dhatë me pikatore qeverive vendore. Sot qeveritë vendore kanë taksën e plotë të biznesit të vogël", tha kryeministri Berisha, duke reaguar ndaj akuzave të deputetëve socialistë për fonde të pamjaftueshme pushtetit lokal.
Ai konfirmoi se p/buxheti ka në parim rritjen ekonomike, ndërsa akuzat e opozitës i cilësoi "gënjeshtra". "Po thoni gënjeshtra dhe po trilloni për buxhetin. Buxheti ka një parim: rritjen ekonomike. Ndërsa ju thoni të kundërta dhe të pavërtetat më të mëdha për buxhetin", u shpreh kryeministri, duke iu drejtuar deputetëve socialistë.
Braç: Buxheti i pavërtetë
Tiranë (12:52) - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, duke folur në seancë për pr/buxhetin e vitit të ardhshëm, ka theksuar se qeveria gënjen për shifrat e paraqitura.
"Berisha gënjen, buxheti nuk është i jashtëzakonshëm. Jemi në vitin 2012 dhe rritja ekonomike është në rënie. Vendet e punës, gënjen, niveli i të papunëve u rrit dhe javën e kaluar. Pensionet në qytete rriten vetëm 4% dhe në fshat po 4%. Rritja e pagave, jo tek vendet e BE nuk i arrijmë, por as ato ne rajon. Shumë pyesin pse nuk kam punë, pse nuk kam rritje të të ardhurave, sepse rritja është stimuluar nga borxhi. Një ditë duhet ta kthejmë borxhin. Konsumi në vend ka rënë dukshëm. Shqiptarët nuk kanë nevojë për borxh, por për punë”, theksoi ai.
Braçe shprehu shqetësimin për rritjen e borxhit në vend, teksa akuzoi kryeministrin se po luan me falimentin e ekonomisë. “Borxhi i vendit është rritur me 3.5 miliardë dollarë, që prej vitit 2005. Rritja ekonomike e manipuluar duket sikur e zvogëlon borxhin, por ai është aty. Berisha po luan me falimentin, ne duhet të paguajmë shtesë për borxhin e vendit”, u shpreh Braçe.
Ai shtoi se korrupsioni po nënshtron shtetin. "80 për qind e pasurisë në këtë vend zotërohet prej 1 përqind të popullsisë shqiptare. Së bashku kemi arsye të rrëzojmë sa më parë këtë qeveri, duke parë varfërinë e madhe, problemet që po has populli cdo ditë e më tepër", tha Brace.
Berisha: Buxheti 2012 garanton stabilitetin ekonomik
Tiranë (11:12)– Kryeministri Sali Berisha, theksoi se ky është buxheti i 820 mijë familjeve shqiptare. Ai shtoi se ky është buxheti më i madh në historinë e vendit, por premtoi se nuk është ai që do të dëshironte të ishte për shkak të krizës ekonomike botërore.
Berisha tha se në gjashtë vite qeverisje, të ardhurat në buxhet janë rritur me 8 miliardë dollarë më shumë. “Shqiptarët duhet të ndihen të kënaqur sepse fal mundit dhe djersës së tyre, dhe fal modelin ekonomik të vendosur në Shqipëri ja dolën që për 6 vite të sjellin në buxhetin e tyre rreth 8 miliardë dollarë më shumë. Nëse i referoheni buxhetit kulmor të qeverisë së mëparshme të taksës progresive, mund të themi se duke marrë vitin e tyre kulmor, del se kemi të bëjmë me tre buxhete shtesë”, theksoi Berisha.
Sipas kryeministrit, shqiptarët meritojnë 30 buxhete shtesë, “por ja kemi dalë të mbledhim në këto vite 8 miliardë dollarë më shumë, duke mos llogaritur këtu shumë miliarda që me uljen e taksave mbeten të paprekura në banka.
Këto ishin vitet e krizës më të thellë në Evropë, këto ishin vite me të cilat rrudhja ekonomike njohu përmasa të frikshme, të cilat nga kriza e flluskave të mëdha u kaluan në krizën e borxheve. Ekonomia shqiptare u dëshmua me qëndresë të vërtetë”.
Ai ironizoi edhe opozitën në Kuvend, e cila ka kundërshtuar buxhetin e vitit të ardhshëm. “Një vit më parë ratë në sindromën e tmerrshëm të tunelit të Kërrabës. Hytë dhe mbetët në tunel. U përpoqa t’u shëroja, por absolutisht e pamundur. Prapë do të mbeteni në sindromën e tunelit. Ju nuk do ta votoni tunelin, sepse keni sindromin. Çdo vit ju nisnin lajmet më pesimiste për ekonominë e vendit. Asnjë nuk u provua e vërteta. Të gabosh njerëzore është njerëzore-thotë Platini, të gabosh dy herë, Zoti të ruajt, të gabosh tre herë, gënjeni veten”, shtoi Berisha.
Më pas, ai u rikthye tek buxheti i vitit 2012, duke nënvizuar se ai garanton stabilitetin e ekonomisë shqiptare, “se ky buxhet i një vendi jashtë eurozonës, vendos në themel të tij kriteret më të shëndosha evropiane në parametrat e tij. Rritja e rrogave dhe pensioneve është qëllimi i parë i këtij buxheti, pas stabilitetit makroekonomik. Kjo është një politikë konstante e kësaj qeverie, e paprecedentë në histori”.
/vijon........../
2011-11-25 15:21