E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mbron masakrën e Bashës në Parkun Kombëtar: Duhet të bëjmë rrugët. Luli vetë nuk ka folur asnjë fjalë

Share

Ne e dimë kë kemi kryebashkiak realisht , por Lulzim Basha është katandisur në atë derexhe sa Sali Berisha flet për çdo masakër e shkelje që bën ai. Berisha premton në emër të Lulit se pemët do mbillen në vende të tjera

Kryeministri Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e sotme të Komitetit Ndërministror të Planifikimit të Strategjive ku u diskutuar në lidhje me destinacionet kryesore të shpërndarjes dhe përdorimit të fondit prej 86.4 milionë euro ndihmë e Komisionit Evropian tha se fondet do të shkojnë kryesisht për mbrojtjen e mjedisit. Dhe meqë po fliste për mjedisin, Berisha u kujtua të mbrojë Lulzim Bashën për masakrën në Parkun Kombëtar. Vetë Basha është mjaftuar me dy njoftime të shkurtra për shtyp pa sqaruar se ku është projekti, sa kushton, kur është bërë tenderi, kush e ka fituar, etj.

Qeveria nuk mund të mos investojë për ndërtimin e rrugës së Elbasanit, sepse kjo përbën një domosdoshmëri të madhe, për faktin se Farka, e cila pak vite më parë ishte një zonë shumë modeste në popullatë, sot po shndërrohet, dora – dorës, në një nga qytetet e mëdha të vendit. Natyrisht, është e dhimbshme prerja e atyre pemëve atje, por rruga duhet zgjeruar. Jam i bindur se ata qytetarë të cilët e kanë të domosdoshme rrugën e gjerë, të përshtatshme për të ardhur në qendër të Tiranës, do të votonin, jo një herë, por shumë herë, për zgjerimin e rrugës. Natyrisht, ato pemë duhet të zëvendësohet 1 nga 1 dhe bashkia po mbjell dyfishin e tyre. Sikundër, zoti ministër Olldashi, për ato pemë që akoma nuk janë prerë, të ndihmohen organizatat mjedisore në marrjen e tyre dhe transplantimin në një vend tjetër. Kjo është shumë pozitive, ndaj ne mund ti ndihmojmë, apo të paguajmë diçka më tepër, për ti transportuar këto pemë së bashku me dheun dhe rrënjët, në mënyrë që të transplantohen në një vend tjetër. Por rruga do të zgjerohet, sepse qytetarët e të gjitha atyre zonave nuk mund ti dënosh e ti lësh pa rrugë.  Ajo zonë është një lagje banimi tashmë, tha Berisha.

Kryeministri sulmoi edhe Artan Lamen, një nga emrat e zëshëm në mbrojtje të Parkut Kombëtar.

Shoh që për këtë çështje protestonte edhe shkatërrimtari i Golemit, njeriu i 100 profesioneve që nuk i del zot asnjërit prej tyre. Ju e dini vet emrin e tij e nuk ka nevojë ta them. Shkoni në Golem dhe të gjithë ua tregojnë. Një vit ndenji zëvendësministër dhe e shkatërroi Golemin, sikur ta kishte pronë private dhe, tani na del si ambjentalist. Unë kam shumë respekt për shoqatat e mjedisit, por antiglobalistët janë varianti i neomarksizmit. Por, nëse del e flet, kërko të falur për Golemin, për batërdinë që i ke bërë njërës nga perlave të bregdetit shqiptar. Nuk shkon më dot në Golem ai, sepse të gjithë e dinë çka bërë, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›