E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha me Engel: Situata politike, e normalizuar

Në vazhdën e takimeve të tij në Shtetet e bashkuara të Amerikës, kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me kongresmenin Eliot Engel.

Mësohet se në përgjigje të interesimit të kongresmeni Engel për klimën në Shqipëri, Berisha e  ka njohu me normalizimin e situatës politike, duke theksuar se forcat politike po punojnë normalisht në parlament, përfshirë për reforma të rëndësishme si ajo elektorale, miratimi i gjykatës administrative e të tjera masa të lidhura me rekomandimet e Bashkimit Europian.

Kryeministri ka vlerësuar kontributin e zotit Engel në lidhje me promovimin e imazhit të shqiptarëve në botë, si dhe për përkrahjen ndaj Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj, duke i shprehur mirënjohje.

Edhe kongresmeni Engel ashtu si dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton i ka premtuar kryeministrit shqiptar se do të marrë pjesë në festimet për 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, kryeministri ka pasur disa takime në Kongresmenin Amerikan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›