Berisha takim me senatoren Shaheen

Senatorja Shaheen vlerësoi reformat dhe progresin e bërë nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe dhe rolin e saj për paqen prosperitetin e sigurinë në rajon.
Gjatë këtij takimi, Berisha e njohu Senatoren me zhvillimet aktuale politike ne Shqipëri, duke nënvizuar se opozita tashmë ishte prezentë në Parlament dhe problemet e vitit të kaluar ishin tejkaluar. Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se tashmë ekziston vullneti i forcave politike për heqjen e imunitetit për të gjithë zyrtarët në Shqipëri për akuza të lidhura me korrupsionin dhe krimin e zakonshëm.
Gjithashtu, Berisha zhvilloi edhe një takim me ambasadorin Daniel Fried, ish-ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA dhe tashmë i Ngarkuari i Posaçëm i SHBA për mbylljen e burgut të Guantanamos. Në takim merrte pjesë edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
"Dy vendet tona kanë arritur bashkëpunime dhe suksese të mëdha së bashku. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një nga këto arritje të mëdha", tha Ambasadori Fried. Nga ana e tij, Berisha u shpreh se shqiptarët u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qeverisë amerikane dhe popullit amerikan, “për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë gjithë këtyre viteve, në të gjitha fushat. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është arritja jonë më e madhe, pas pavarësisë së saj", tha Kryeministri. /Start/
2012-04-26 16:51