E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Serbia të bëja hapa për njohjen e Kosovës

Duke u ndalur tek termi “Ballkan”, “një term lokal me konotacionin e një rajoni në krizë dhe paralajmërim për “ballkanizmin”, - pra ekzistencën e vatrave të krizave etnike e politike, Presidenti Topi vuri në dukje se kjo simbolikë e hershme, që sot, brezat e rinj të qytetarëve dhe politikanëve në rajon preferojnë që të njihen dhe të cilësohen si pjesa juglindore e Evropës, pra si “një territor evropian jo vetëm gjeografik, por në brendësinë e tij, në identitet dhe kulturë evropiane.

jithashtu, në fjalën e tij, Topi e vuri theksin tek ndihmesa e rëndësishme e bashkësisë ndërkombëtare dhe Britanisë së Madhe, duke marrë si shembull “rastin e Kosovës, një vend që njihet tashmë nga rreth 90 shtete të ndryshme të botës, përfshirë Britaninë e Madhe”, e cila “ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme për shërimin e plagëve të luftës dhe krijimin e një shoqërie funksionale multietnike”.

Në këtë drejtim, Kreu i Shtetit u shpreh se beson se “Serbia, fqinji verilindor i Kosovës, do të duhet të bëjë hapa konkrete në drejtim të njohjes së Kosovës si vend fqinj, shtet i pavarur, demokratik dhe shumetnik. Çdo skenar tjetër e politikës së pengjeve apo përdorimit të Kosovës si subjekt i retorikave dhe veprimeve elektorale apo ultranacionaliste, vetëm sa shkon në dëm të Kosovës, Serbisë dhe ardhmërisë evropiane si dhe prosperitetit së përbashkët të rajonit” – nënvizoi Presidenti Topi.

Duke e evidentuar faktin, që Shqipëria është ndër vendet e vetme në botë që një kufijtë zyrtarë ka fqinj qytetarë shqiptarë, banorë të shteteve fqinje, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë”, Presidenti Topi vuri në dukje se “në këtë mënyrë faktori shqiptar në rajon është shumë më i madh sesa shteti shqiptar në rajon”.

Në përfundim të vizitës së punës në Mbretërinë e Bashkuar, Presidenti Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, zhvilloi një takim të ngrohtë e të përzemërt edhe me përfaqësues të bashkësisë dhe shoqatave të ndryshme shqiptare në Londër. Gjatë këtij takimi të zhvilluar në mjediset e Ambasadës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, Kreu i Shtetit vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat janë konsoliduar gjatë dekadave të fundit edhe në saje të rolit të rëndësishëm që kanë luajtur përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare në vendin e partnerit dhe aleatit tonë strategjik. Në këtë kuadër

Presidenti çmoi veprën dhe punën e përfaqësuesve të diasporës shqiptare, të cilët janë shndërruar në ambasadorë të vërtetë duke ngritur lart e mbushur me krenari gjithë kombin shqiptar në këtë përvjetëror të 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë. /Start/

                                                                                             2012-04-26 16:55
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›